Tomme de Savoie IGP – një nga djathrat më autentikë të Savojës në Alpet franceze, i prodhuar nga qumësht i papasterizuar lope. Ky djathë mban mbrojtjen gjeografike IGP, që garanton cilësinë dhe traditën e tij të gjatë.
Dallohet për formen e tij cilindrike dhe koren natyrale gri-kafe që zhvillohet gjatë maturimit. Brumi është i butë me ngjyrë fildishi dhe teksturë pak të shkrifshme. Shija është e freskët dhe e ekuilibruar, me nuanca tokësore, qumështi dhe barishtesh alpine. Tomme de Savoie është ideal për pjatanca djathi, mbi bukë artizanale, në sallata ose për receta tradicionale alpine si tartiflette dhe gratin.
Karakteristika kryesore:
-
Origjina: Savoie, Alpet Franceze
-
Qumështi: i papasterizuar, 100% qumësht lope
-
Pamja: formë cilindrike, kore gri-kafe, brumë i butë fildish
-
Aroma & Shija: e freskët, tokësore, bimore, e balancuar
-
Përdorim ideal: në pjatanca djathi, tartiflette, gratin ose mbi bukë artizanale
Përbërësit:
-
Qumësht i papasterizuar lope
-
Ferments lactiques
-
Kripë
-
Presure natyrale
Kategori: Djathëra francezë – Fromages de Montagne IGP
Këshillë ruajtjeje:
Të ruhet në temperaturë +2°C / +6°C.
Tomme de Savoie IGP mishëron traditën alpine franceze, duke sjellë një shije autentike e të thjeshtë që lidhet ngushtë me tokën dhe malet e Savojës.
Reviews
There are no reviews yet.