Rreth Nesh
Pse Ne?
DUKE VAZHDUAR TRADITËN
E FAMSHME TË SHIJES
Little France është themeluar me vizionin për të sjellë në Shqipëri dhe në rajon produkte premium ushqimore, pije dhe verëra të përzgjedhura nga markat më të njohura ndërkombëtare.
Me eksperiencë në import-eksport, ne garantojmë cilësi, korrektësi dhe shërbim të personalizuar për çdo klient.
Përveç tregtisë, ne ofrojmë edhe shërbime transporti për mallra brenda dhe jashtë vendit, si për nevojat tona ashtu edhe për klientë të tretë.
Me një filozofi të ndërtuar mbi cilësinë, korrektësinë dhe partneritetin afatgjatë, synimi ynë është të sjellim në treg produkte dhe shërbime që përmbushin standardet më të larta ndërkombëtare.
Të vetmit në llojin tonë.
Një identitet i ndërtuar mbi korrektësi dhe cilësi
LITTLE FRANCE është një kompani shqiptare me fokus në import-eksport, e themeluar më 9 shkurt 2024 në Tiranë. Kompania operon në sektorë të ndryshëm të tregtisë, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh ushqimore, industriale dhe artikujsh të konsumit të gjerë, gjithmonë në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe standardet më të larta ndërkombëtare.
Furnizim, tregti dhe transport – në çdo shkallë të zinxhirit
Specializohemi në import dhe eksport të mallrave të përzgjedhura, përfshirë:
Produkte ushqimore dhe pije
Pije alkoolike dhe minerale
Gjithashtu ofrojmë shërbime transporti kombëtar dhe ndërkombëtar, si për nevojat tona ashtu edhe për klientë të tretë.
Zhvillim i qëndrueshëm me bazë besimi dhe profesionalizmi
Të ndërtojmë një biznes të qëndrueshëm dhe të besueshëm, që kontribuon në zhvillimin ekonomik lokal dhe global. Synojmë të krijojmë një rrjet furnizimi të sigurt, etik dhe të respektuar, ku çdo produkt që mbërrin te klienti final është sinonim i cilësisë dhe përkushtimit.
Eksperiencë, ekskluzivitet dhe angazhim total për partneritet
- Produkte ekskluzive nga Franca dhe Italia
- Zinxhir ruajtjeje dhe transporti me standarde të larta
- Orientim B2B për sektorin HORECA dhe partnerë të mëdhenj tregtarë
- Partneritet afatgjatë, besim dhe profesionalizëm
Ne nuk ofrojmë vetëm mallra. Ne krijojmë ura bashkëpunimi që sjellin vlerë në çdo hallkë të zinxhirit të furnizimit.
Brande të njohura
Ndërkombëtare në portofol
Çmime
për ekselencë dhe partneritet
Klientë të kënaqu
brenda dhe jashtë Shqipërisë
Vite eksperiencë
dhe rritje të qëndrueshme
Mahnitës është fakti që mund të aksesoj tashmë brande deh cilësi që dikus i shifja si një arsye për turizëm.
Denis Zyho
